“Dua drejtësi për djalin”, mamaja e Rubiales nis grevën në kishë: Hermoso, thuaj të vërtetën!

28/08/2023 13:04

Jose Luis Rubiales është në mesin e një cikloni teksa presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit puthi në mënyrë të papritur futbollisten e kombëtares së Spanjës, Jennifer Hermoso.

Kritikat kanë qenë të shumta për numrin një të futbollit spanjoll, ndërsa kërkohet dorëheqja e tij.

Deri më tani, Rubiales refuzon ta paraqesë dorëheqjen teksa nga ana tjetër, mamaja e tij, Angeles ka marrë një vendim ekstrem. Ajo është futur në grevë urie dhe këtë e bën në një kishë.

Angeles bëri të ditur se do të vazhdojë grevën e urisë në një afat të pacaktuar, derisa djali i saj të marrë drejtësi dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk bëri asgjë gabim në rastin e puthjes me Hermoson pasi sipas Rubiales është nga ata që nuk i bën keq askujt. Ndër të tjera, Angeles i kërkon edhe protagonists, Hermoso të flasë të vërtetën. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA