Janë shuar 15 vatra zjarri në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se pas shumë orës luftë me zjarret është bërë e mundur kontrolli dhe shuarja e zjarreve në vende të ndryshme të territorit të vendit. Sipas tij po vazhdon ende puna me intensitete të lartë në dy vatra të cilat janë aktive.

“Pas shumë orësh në “luftë” me zjarret, falë punës së bërë nga efektivët e Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile pranë pushtetit vendor, 15 vatra zjarri janë shuar në zona të ndryshme të territorit të vendit, gjatë 24 orëve të fundit. Po punohet me intensitet në vetëm 2 vatra aktive për neutralizimin e tyre.

Në fshatin Krastë, njësia administrative Fushë-Krujë, puna vazhdon për zjarrin e rënë në një sipërfaqe me pisha ku situata është nën kontroll.

Gjatë gjithë natës dhe pa ndërprerje po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas zjarrit me përmasa të mëdha, pasditen e djeshme. 71 forca të emergjencave civile dhe  efektivë të Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. 16 mjete zjarrfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar këtij operacioni duke përmirësuar situatën e vështirë të krijuar nga temperaturat e larta që krijohen nga djegia e mbeturinave.

Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës”, shkruan ministri Peleshi.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA