Shiste lënde narkotike në qytetin e Peshkopisë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 23-vjeçari

26/08/2023 13:17

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në disa doza gati për shitje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza,.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore,  shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin K.N., 23 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit fizik,  23-vjeçarit, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA