Gamescom, panairi më i madh tregtar i videolojërave në botë, kceli dyert në Këln të Gjermanisë me mbi 1220 ekspozues nga 63 vende që prezantojnë produktet e tyre të gjatë gjatë pesë ditëve.

Qindra mijëra lojtarë do të presin  me durim në radhë të gjata për të shpenzuar 15 minuta kohë duke provuar lojërat e planifikuara për t’u prezantuar në muajt e ardhshëm.

“Këtë vit më shumë se kurrë, Gamescom është një reflektim i kulturës globale të lojërave: dinamike, ndërkombëtare, krijuese, e larmishme dhe e madhe,” deklaroi Felix Falk, drejtori menaxhues i Shoqatës Gjermane të Industrisë së Lojërave, bashkëorganizuese e eventit.

Pikëpyetje të mëdha kishin rrethuar mbatjen e Gamescom do të zhvillohej këtë vit. E3 (Electronic Entertainment Expo) në Los Anxhelos, prej dekadash panairi më i rëndësishëm tregtar për videolojërat, nuk u rikthye më pas anulimeve të detyruara nga pandemia COVID-19.

Gjatë pandemisë, shumë kompani lojërash zgjodhën të eksperimenton me prezantimin e krijimeve të tyre të reja përmes transmetimeve direkte. Duke bashkëpunuar me transmetuesit, ata mund të arrijnë drejtpërdrejt audiencën e tyre të synuar.

Kjo besohet së është një nga arsyet përse emra të mëdhenj si Sony Interactive Entertainment (prodhuesit e Playstation), Electronic Arts (“EA Sports FC 24”), Epic Games (“Fortnite”), Take Two (“Grand Theft Auto”) ose Activision Blizzard (” Call of Duty”) kanë zgjedhur të anashkalojnë Gamescom të këtij viti.

Për herë të parë ndërkohë, një vend i Amerikës së Jugut është vendi zyrtar partner i Gamescom.  Ai është Brazili, ku industria e lojërave është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe është përqendruar kryesisht në tregun e lojërave kompjuterike dhe celulare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA