Pisha e zezë në vendin tonë po dëmtohet nga insekti ipssexdentatus.
Studimi i përbashkët shqiptaro – turk i përqendruar me stacione monitorimi në zonën e Voskopojës, Llogarasë dhe Pukës zona ku pisha e zezë gjendet e rritur natyralisht ka vërtetuar se insekti, i cili çon deri në tharjen e plotë të këtyre halorëve është i pranishëm.
3 ekspertë nga Shqipëria dhe 3 nga Turqia kanë nisur monitorimin në të dyja shtetet prej muajsh duke identifikuar problematikën shqetësuese.
Lufta biologjike përmes një insekti tjetër që sipas ekspertëve njihet me emrin thanasimus mund të shërbejë për të parandaluar përhapjen e dëmtuesit dhe të mbrojë masivet me pishë të zezë nga shkatërrimi.
“Turqia dhe Shqipëria kanë të njëjtin problem sa i takon dëmtuesit të pishës së zezë i cili çon deri në tharjen e plot të bimës. Fillimisht vendosëm kurthet me feromone dhe rezultoi që zonat janë të prekura më pas do të vazhdojmë me monitorimin përmes dronëve dhe sateliteve për të identifikuar zonat më të prekura. Nëse nuk merren masa shumica e sipërfaqeve pyjore me pishë në Shqipëri dhe Turqi do të thahen. Zgjidhja kryesore është lufta biologjike”- tha Fatih Sivrikaya.
Shqipëria ka mbi 100 mijë hektarë sipërfaqe me pishë të zezë të cilat kërcënohen nga tharja ndaj ekspertët sugjerojnë që vëmendja për të frenuar fenomenin të shtohet.
Top Channel