Atalanta pëson humbjen e parë në Serinë A këtë sezon dhe disfatën ia shkakton Frosinone me rezultatin 2-1.
Një rezultat ndoshta i papritur për bergamaskët, në radhët e të cilëve luajti titullar Gjimshiti (u zëvendësua në minutën e 75-të nga Muriel).
Frosinonë kaloi në epërsi të dyfishtë brenda pjesës së parë me golat e Harroui dhe Monterisit, ndërsa në pjesën e dytë shkurtoi diferencën në 2-1 Zapata.
Në minutën e 82-të u aktivizua në radhët e Frosinones sulmuesi 22-vjeçar shqiptar Marvin Çuni, që mbërriti te skuadra laziale nga Saarbrucken.
Monza iu imponua 2-0 Empolit të Ardian Ismajlit me dygolëshin e Coplanit. Pati minuta në dispozicion në fundin e sfidës edhe për Stiven Shpendin, i transferuar tek Empoli nga Cesena.
Top Channel