Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me autorët e zjarrvënieve gjatë këti sezoni veror në të gjithë territorin e vendit.
Ai i ka bërë thirrje gjykatësve të këtyre çështjeve që tli japin fund kapitullit të mosndëshkueshmërisë së këtij fenomeni të turpshëm.
Balla tha se është në pritje pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar.
Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:
“Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës! Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!”
Top Channel