Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, me drejtues një 17-vjeçar E.R është përplasur me një motomjet të tipit “Honda”. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy shtetasit italian D. D., 24 vjeç dhe V. T., 32 vjeç të cilët udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Sipas burimeve për Top Channel, të dy turistët janë italianë dhe mësohet se makina dhe motoçikleta udhëtonin në kah të kundërt dhe për shkak të shpejtësisë tej normave të motoçikletës, janë përplasur në mes të rrugës.

Dy të rinjtë që ndodheshin në makinën të tipit “Benz”, po udhëtonin pa leje drejtimi pasi janë nën moshë. Ata ndodhen në spitalin e Sarandës dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

 

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA