Luciano Spallletti do të nisë zyrtarisht punën si trajneri i Kombëtares Italiane më 1 shtator, teksa që tani ka filluar të mendojë për stafin me të cilin do të bashkëpunojë.
Kështu mediat italiane bëjnë me dije se Spalletti do të marrë me vete ndihmësit e tij më besnikë, teksa u ka kërkuar drejtuesve të Federatës që të largojnë Andrea Barzaglin, ish-mbrojtësi i Juventusit që vetëm në fillim të gushtit u emërua ndihmës i Mancinit.
Gjithsesi Spalletti duket se nuk ka raporte të mira me Barzaglin dhe ka kërkuar që të mos e ketë në staf, teksa Federata Italiane duhet të gjejë një zgjidhje brenda gushtit, për të shmangur përplasjet në fillim të shtatorit.
Nga ana tjetër, Gigi Buffon do të jetë përveçse shef delegacioni, edhe menaxher i ekipit, post të cilin deri tani e ka mbajtur Gabriele Oriali, i cili është mik i Mancinit dhe pritet të largohet nga ajo detyrë.
Dy ndeshjet e para të Spallettit në stolin e Italisë do të jenë ato ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në javën e dytë të muajit shtator. /Supersport
Top Channel