Një 23-vjeçar me inicialet E.N është arrestuar në Rinas, pasi duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion.

Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N.

23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel