Një milion duhanpirës do të inkurajohen të ndërrojnë cigaret në Angli, në një skemë të re pioniere ‘swap to stop’, për të përmirësuar shëndetin dhe për të ulur normat e pirjes së duhanit.

Si pjesë e skemës kombëtare që aplikohet për herë të parë në botë, pothuajse 1 në 5 nga të gjithë duhanpirësit në Angli do të pajisen me një komplet VAPE. Në çdo këndvështrim VAPE është një alternativë shumë më pak e dëmshme se duhani tradicional.Skema përfshin edhe gratë shtatzëna, të cilave do t’u ofrohen stimuj financiarë për t’i ndihmuar të ndalojnë konsumin e duhanit.

Politikat e reja do të përmbushin 3 synimet e qeverisë për të ndihmuar më shumë të rritur që të lënë duhanin, të ndalojnë fëmijët dhe jo duhanpirësit të pinë duhanin dhe përdorimin e avullit si një mjet për ta lënë duhanin.

Për ata që e lënë duhanin, rreziku i sulmit në zemër përgjysmohet pas një viti nga lënia e duhanit. Ndërsa mbështetja e më shumë grave që të kenë një shtatzëni pa duhan do të zvogëlojë numrin e foshnjave të lindura nën peshë ose të pazhvilluar. Gjithashtu do të zvogëlojë rrezikun e abortit.

Ministri anglez i Shëndetësisë O’Brien ka kërkuar identifikimin e mundësive për të reduktuar tymosjen te të rinjtë. Duke punuar me agjencitë e zbatimit, do të sigurohen 3 milionë paund fonde për të krijuar një ‘skuadër të specializuar për zbatimin e avujve të paligjshëm’ për respektimin e rregullave të avullimit.

Prevalenca e pirjes së duhanit në Angli në vitin 2021 ishte 13%, më e ulëta, falë masave të tilla si dyfishimi i tarifës për cigaret që nga viti 2010 dhe financimi i vazhdueshëm për shërbimet lokale të ndalimit të duhanit.

Megjithatë, 5.4 milionë njerëz në Angli pinë duhan, i cili mbetet shkaku më i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve të parandalueshme. 2 nga 3 duhanpirës të përjetshëm do të vdesin nga pirja e duhanit, thonë studimet dhe të dhënat e fundit tregojnë se 1 në 4 vdekje nga të gjitha kanceret vlerësohet të jetë nga pirja e duhanit.

Top Channel