Në Dibër është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale në familje.
Një 27-vjeçar goditi me sende të forta, 3 pjestar të familjes së tij, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kërcënuar ata, për jetën.
“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin”, sipas njoftimit të policisë.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Dibër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel