Aksident në aksin Rrëshen-Reps/ Zbriti nga autobusi dhe tentoi të kalonte autostradën, përplaset nga makina shtetasi nga Kosova, niset drejt ‘Traumës’ Për t’i shpëtuar vapës në këto ditë të nxehta të shumtë janë qytetarët që zgjedhin detin, liqenin apo lumenjtë për tu freskuar, por kjo e diel shënoi një bilanc të rëndë me dy viktima.
Një i mitur vetëm 11 vjeç u mbyt pasditen e së dielës në lumin Rrapun, në fshatin Tokëz të Librazhdit. Mësohet se 11 vjeçari po lahej bashkë me shokun e tij, por nuk ka mundur dot të dalë i gjallë nga ujërat e lumit. Trupi i pajetë i të miturit u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit, të ndihmuara edhe nga kolegët e Prrenjasit.
Ndërkohë që rreth orës 13 të kësaj të diele në në plazhin e Darëzezës, dyshohet se ka ndërruar jetë sapo ka hyrë në ujë një 55-vjeçar nga Fieri. Paraprakisht policia tha se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Top Channel