Bulqizë/ Mbeturinat digjen pranë rrugës, banorët: Asnjë zgjidhje, po na rrezikohet jeta e fëmijëve

18/08/2023 13:37

Mungesa e kazanëve të plehrave është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e njësisë administrative Gjoricë të Bashkisë Bulqizë, njësia më e madhe e kësaj Bashkie.

Siç shihet edhe nga pamjet në rrugët e Gjoricës, jo vetëm që ka mungesë të kazanëve për mbeturinat, por dhe ato kazanë që janë, janë të tejmbushur me mbetje.

Banorët shprehen se nga djegia e mbeturinave po përballen çdo ditë me ndotjen e tymit. Megjithëse mundohen ti pastrojnë vetë, asnjë zgjidhje nuk ka patur për këtë problematikë.

Po na rrezikohet jeta e fëmijëve”, shprehet për Top Channel një banor.

Top Channel