Afrikani u pagua vetëm $65,000 për rolin e njohur në filmin ‘Kapiteni Phillips’ kurse pinjolli i Hollywood, $15 milionë (fotot)

18/08/2023 17:16

Aktori i ri me origjinë somaleze Barkhad Abdi ka prodhuar një nga skenat më të njohura kur shqiptoi fjalët “Tani kapiteni jam unë”, në filmin “Captain Phillips” me Tom Hanks – por u pagua vetëm $65,000 për rolin e tij në filmin me kastin e milionerëve. Kolegu i tij i famshëm i kastit Hanks, arkëtoi rreth 15 milionë dollarë.

Abdi u emërua më pas për çmimin e aktorit më të mirë dytësor në edicionin Oskar 2013 dhe Golden Globes, dhe fitoi një çmim britanik BAFTA.

Filmi gjithsesi e bëri atë të famshëm teksa aktori i ri thotë në një intervistë me revistën ‘The New Yorker’ se më parë punonte si shofer për kompaninë e taksive të vëllait të tij, para se te shihte njoftimin për aktorë nga Somalia në qytetin e tij të Minneapolis.

Abdi ka ardhur në SHBA kur ishte fëmijë pas shpërthimit të konfliktit në Somali.

Audicionet e filmit ‘Captain Phillips’ ai i kreu bashkë me tre të njohur të zonës së tij që ishin Faysal Ahmed, Mahat M. Ali, and Barkhad Abdirahman – të cilët të gjithë kaluan provën për rolin debutues të piratëve somalezë.

Filmi i bazuar në një histori të vërtetë kishte si protagonist aktorin e vjetër të Hollywood, Tom Hanks.

Rrjedhimisht filmi rezultoi një sukses dhe Abdi ka lënë punën me taksi pasi ka luajtur një seri rolesh dytësore në filma si Eye In The Sky (2015), Blade Runner 2049 (2017), dhe Castle Rock (2019).

FOTO GALERI
4/5
Abdi u emërua më pas për çmimin e aktorit më të mirë dytësor në edicionin Oskar 2013 dhe Golden Globes, dhe fitoi një çmim britanik BAFTA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA