Sherr mes dy të dehurve për motive banale, përfundojnë në spitalin e Pogradecit

17/08/2023 11:07

Pas një konflikti për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur, dy persona kanë përfunduar në spitalin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të qytetit të Pogradecit dhe sipas informacioneve paraprake, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit. Nga ky sherr të dy personat kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Ka nisur një hetim për rastin, duke marrë edhe deklarata të banorëve që janë gjendur aty pranë gjatë sherrit.

Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel