I dënuar me 5 vjet burg për drogë, arrestohet 36 vjeçari i shpallur në kërkim

17/08/2023 11:03

Një person i dënuar me 5 vjet burg për vepër penale në fushën e narkotikëve është arrestuar gjatë një operacioni policor mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë lokalizuar dhe kapur në rrugën “Thoma Koxhaj”, shtetasin në kërkim Rezart Myslymi, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shkak se në vitin 2013, është kapur me sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel