Gjykata speciale, dëshmitarja serbe: Civilët u armatosën nga Beogradi!

17/08/2023 14:57

Dëshmitarja e shtatëmbëdhjetë kundër Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UCK-së në Hagë ka folur për periudhën e korrikut të vitit 1998 në komunën e Rahovecit.

Dragica Bozhanic pretendon se UÇK-ja e kishte sulmuar familjen e saj dhe banorët përreth për t’i larguar nga shtëpitë e tyre duke i mbajtur sipas saj, burrat veç e gratë veç. Bozhanic tha se që prej atëherë, nuk di më asgjë për djalin dhe burrin e saj. Dëshmitarja serbe ka pranuar ndërkohë se përpara sulmit nga pjesëtarët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, civilët serbë të zonës, ishin armatosur nga Beogradi.

Avokati i Thaçit, Gregoru Keohe e pyeti nëse është e vërtetë nëse burrat e fshatit tuaj kishin marrë armë nga Serbia, dhe ajo u përgjigj po.

 “Armët janë shpërndarë për burrat. Civilëve serbë u janë dhënë armë aty. Nuk e di pastaj nëse kjo ka ndodhur në të gjithë Kosovën”, u shpreh dëshmitarja Dragica Bezhanic.

Dëshminë e saj, Thaçi dhe Jakup Krasniqi e kanë ndjekur përmes një lidhjeje video nga qendra e paraburgimit, ndërsa Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Në procesin gjyqësor janë dëgjuar deri tani gjashtëmbëdhjetë dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, vetëm dy prej të cilëve pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në 3 prill me vetëdeklarimin e tyre si të pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte, ndërsa ndodhen në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA