Emri/ Vodhi 100 mijë lekë në një market të Korçës, nën kërcënimin e thikës, arrestohet 20-vjeçari 

17/08/2023 21:39

Arrestohet 20-vjeçari i cili vodhi një shumë lekesh në një supermarket në Korçë ditën e sotme.

Pas kontrolleve të intensifikuara të policisë në qytet, u arrit kapja e autorit Orges Munushtiri.

20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë.

Ai njihet nga policia si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohej që mund të kryente edhe ngjarje të tjera si vjedhja e sotme.

Top Channel