Angelina Jolie u pa në New York City me vajzën e saj më të vogël Vivienne Jolie-Pitt, 15 vjeç, të martën pasdite.
Fituesja e çmimit Oscar, 48 vjeç, dukej elegante me një veshje tërësisht të zezë që përfshinte një fustan të gjatë të lirshëm, një xhaketë të zezë sportive oversize mbi supet e saj dhe një çantë lëkure YSL.
Ylli shëtiti me taka të larta Christian Louboutin.
Flokët brune të Anxhelinës ishin të kapura me dhe mbante syze dielli të mëdha.
Vajza e saj Vivienne ishte me veshje të thjeshtë, bulë të bardhë më mëngë të gjata, pantallona të zeza të gjera dhe atlete Converse.
Ajo është një nga gjashtë fëmijët që Angelina ndan me ish-bashkëshortin Brad Pitt, nga i cili u nda në vitin 2016 pas dy vitesh martesë dhe një dekade së bashku.
Ata janë gjithashtu prindër të: Maddox, 22, Pax, 19, Zahara, 18, Shiloh, 17 dhe vëllai binjak i Vivienne, Knox. Ata ende po luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre të mitur.
Top Channel