Vodhi një automjet dhe e braktisi në Vaun e Dejës, në kërkim 29-vjeçari nga Shkodra

15/08/2023 12:23

Një 29-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 13 Korrik të këtij viti ka vjedhur një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pulaj në Velipojë, ku 29-vjeçari P.K ka vjedhur makinën e shtetasit Xh.H, e cila është gjetur e braktisur në fshatin Hajmal në Vaun e Dejës.

Po vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA