Pjesëmarrja e Ukrainës në Lojërat Olimpike të Parisit sërish në dyshim

15/08/2023 18:02

Larg fushëbetejës, pjesëmarrja e Ukrainës dhe Rusisë në ngjarjet sportive globale ka qenë në dyshim që nga fillimi i luftës. 

Një nga pyetjet kryesore kanë qenë Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris. Ukraina kishte pohuar për muaj të tërë se ata nuk do të merrnin pjesë, përveç nëse atletët rusë dhe bjellorusë bllokohen plotësisht nga pjesëmarrja.

Megjithatë, mbrëmë pati një ndryshim të dukshëm në atë qëndrim. Ministri ukrainas i sportit u tha mediave japoneze se atletët e Ukrainës “duhet të jenë në Lojërat Olimpike”.

Flamuri ynë do të jetë në ceremoninë e hapjes, në garat, sportistët tanë do të përfaqësojnë shtetin tonë në mënyrë që të gjithë në botë të shohin se Ukraina është, ishte dhe do të jetë”, tha ai.

Por sot, kryeministri Denys Shymal ka vënë edhe një herë një pikëpyetje të madhe pjesëmarrjen e vendit të tij në Lojërat Olimpike. Shymal tha në Telegram se Ukraina është “e gatshme të bojkotojë” Paris 2024, nëse Rusia dhe Bjellorusia lejohen.

“Shtetet që janë njollosur me gjakun e ukrainasve nuk mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike,” tha ai.

Shymal im shtoi se ai pret që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për Lojërat, t’i dëbojë me vendosmëri vendet.

“Një koalicion i fuqishëm ndërkombëtar për sportin e ndershëm është shfaqur, duke përfshirë 35 shtete,” shtoi ai.

Muajin e kaluar, organizatorët olimpikë ndaluan në mënyrë efektive Rusinë dhe Bjellorusinë të konkurronin pasi vendosën të mos bënin ftesa zyrtare për Lojërat e vitit të ardhshëm. Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se nuk kishte vendosur ende nëse do t’i lejonte rusët dhe bjellorusët të garonin si neutralë, nën flamurin olimpik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA