Foto/ Përflitet se do të jetë pjesë e Big Brother Vip, ylli italian mahnitet nga bukuritë shqiptare

15/08/2023 17:24

Ylli i reality show-t italian, Klaudio Sona ndodhet për pushime në Shqipëri, për herë të parë.

Ai mori vëmendjen e mediave dhe publikut italian në vitin 2016 në Uomini e Donne, ku u shfaq si konkurrenti i parë homoseksual. Pjesëmarrja e tij ngjalli interes të madh dhe çoi në popullaritet të jashtëzakonshëm, falë bukurisë dhe karakterit tërheqës. Ai krijoi një histori dashurie me një djalë që quhet Mario Serpa, por megjithatë lidhja e tyre përfundoi pas një viti e gjysmë.

Klaudio poston shpesh foto duke treguar jetën e tij private, pushimet apo pamjen fizike, ndërsa së fundmi ndodhet në bregdetin e Shqipërisë, duke shijuar bukurinë mahnitëse që vendi ynë ofron.

Në postimet e tij në Instagram ai shkruan se ndodhet për herë të parë këtu. “Për herë të parë në Shqipëri”; “Gjeta një vend magjik”; “Sallatë mesdhetare për mëngjes, drekë dhe darkë”; “Një verë të re”; “Dhe kush do ta kishte besuar”, – ka shkruar ylli.

Gjithashtu InstaStory-t e tij janë të mbushura me plazhe të ndryshme fantastike, aktivitete në det, dhe sigurisht ushqimin shqiptar.

Klaudio përflitet se do të jetë pjesë e konkurrentëve të Big Brother Vip në Itali. Ai e ka bërë të ditur gjatë intervistave të kaluara se ishte gati të futej në shtëpinë më të famshme, në syrin e të gjithëve. Gjithsesi ylli ende nuk e ka konfirmuar lajmin.

Sipas mediave italiane, Klaudio Sona përfaqëson një fenomen epokal për shoqërinë dhe zakonet e vendit pasi normalizoi homoseksualitetin në shtëpitë e audiencës televizive.

Aktualisht 35- vjeçari është fejuar me Nicholas Cornia që nga viti 2020. Gjatë viteve, Sona ka folur vazhdimisht për komunitetin LGBTQIA+.

FOTO GALERI
3/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA