
21/02 22:15
Kim Kardashian tërhoqi edhe një herë vëmendjen e fansave me fotot e reja në Instagram.
Ylli i familjes Kardashian ndan pothuajse çdo ditë me fansat momente nga jeta dhe karriera e saj në rrjetet sociale.
Postimet e saj përfshijnë selfie gjatë daljeve të saj, foto me fëmijët apo motrat, fushatat e veshjeve apo të brendshmeve, por edhe poza seksi.
Së fundmi Kim Kardashian zgjodhi t’i tregojë audiencës disa foto pranë një pishine. Ajo shihet e veshur me bikini floriri që i nxjerrin në pah format e saj perfekte. Në fotot e tjera ajo pozon me të njëjtat rroba banje, duke ecur me biçikletë.
Në mbishkrimin e fotove të saj ajo shkruan: Nite swim in Puglia.
Top Channel