‘E zhdukur’ prej tri ditësh/ Zbulohen detaje tronditëse për fatin e foshnjës 11-muajshe në Turqi: I ati e shiti në këmbim të parave 13/09 22:50
Administrata ushtarake lokale e Ukrainës lajmëroi se gjithsej 111 persona janë evakuuar nga rajoni i Kherson, i cili është përballur me një numër të lartë sulmesh orët e fundit.
Luftimet, granatimet dhe sulmet me raketa janë intensifikuar të gjitha javët e fundit, me fshatrat pranë vijës së frontit veçanërisht të rrezikuar.
“111 persona u evakuuan nga territoret e de-okupuara të rajonit Kherson, duke përfshirë 17 fëmijë. 96 persona janë evakuuar me transport rrugor, 15 persona me tren”, njoftuan autoritetet.
Ndërkohë qindra persona filluan të largohen nga rajoni i Kharkiv, me deri në 12 mijë të prekur, ndërsa urdhrat për evakuim mund të bëhen të detyrueshme.
Top Channel