U godit nga fadroma në plazhin e Pogradecit/ Rëndohet gjendja e pushuesit, niset me helikopter drejt Traumës
09/08/2023 16:06
Pushuesi, i cili u aksidentua nga mjeti i pastrimit të bregut të liqenit në Pogradec është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Mësohet se gjendja e tij qenë kritike dhe kishte nevojë për ndërhyrje të specializuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, ku mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, shkeli aksidentalisht 53-vjeçarin.
Pushuesi, i cili është identifikuar si Agron Keta nga Tirana, ka qenë i shtrirë në rërë dhe mjeti i pastrimit e ka shkelur me njërën gomë.
Drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që vazhdon hetimi për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel