Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese kanë marrë vendimin për ngritjen e një Zyrë të Unifikuar, e cila do të operojë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për të gjitha palët në funksion të ekuilibrit të ri tregut, pas situatës së krijuar në klimën e biznesit në përgjithësi, atij të eksporteve në veçanti në gjithë ekonominë e vendit.

Zyra e Unifikuar e bizneseve eksportuese, në datë 1 gusht, i është drejtuar me kërkesë zyrtare dhe i ka kërkuar asistencë FMN, Bankës Botërore dhe EBRD.

Kjo iniciativë, ka ftuar rreth vetes ekspertë të ekonomisë dhe sociologjisë, për të mundësuar hapjen e një dialogu në nivel teknik, me qëllim nxitjen e një modeli qeverisje me përfshirje, e cila harton dhe realizon politika ekonomike, që marrin në konsideratë operatorët ekonomikë, të gjithë aktorët e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe kanë në fokus interesat socio-ekonomike të qytetarëve.

Na lejoni të nënvizojmë, se kjo zyrë është krijuar me qëllime veç pozitive dhe me frymë maksimalisht bashkëpunuese me të gjithë aktorët e ekonomisë shqiptare, me përfaqësues të qeverisë si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, për të krijuar një marrëdhënie transparente dhe në funksion të ligjshmërisë që kërkon situata që po ndeshim.

Duke marrë në konsideratë edhe deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, nëpërmjet kësaj iniciative që i shërben të gjitha palëve, ky grup i unifikuar ekspertësh nga të gjitha palët, do bëjë një analizë transparente të situatës me qëllim propozimin e modeleve që garantojnë më shumë që mund ti çojnë drejt rrugë zgjidhjeve të qëndrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA