Debati për kullën pas TKOB/ Opozita e Foltores akuzohet se u ble nga qeveria, aktivistët protestojnë për humbjen e lulishtes

07/08/2023 19:36

Pak muaj më parë kur kryeministri Edi Rama shprehej për modelin e kullës që do të ndërtohej në qendër të Tiranës, nuk pati pothuajse asnjë reagim serioz nga opozita.

Më 1 tetor të vitit 2022, projekti francez “Mount Of Tirana” mori elozhe për idenë e tij, duke formësuar kullën me formën e Malit të Dajtit. Arsyeja e heshtjes së një viti më parë është duke u kuptuar këto ditë. Pas përgatitjes së projektit në vendin kur dikur ka qenë e famshmja gropa e Ajdin Sejdisë, u vendos rrethimi për të nisur projektin e ndërtimit të kullës 185 metra të lartë në mes të Tiranës. Të parët që reaguan ishin aktivistët, të cilët organizuan edhe një protestë në lulishten që pritet të kthehet në një shesh ndërtimi.

Opozita që në raste të tilla supozohet të bëjë opozitën heshti. Veçanërisht Foltorja.

Cila është arsyeja që Berisha dhe përkrahësit e tij, që pak vite më parë iu turrën një bunkeri muze në mes të Tiranës, ngurojnë të flasin.

Lulzim Basha, kryetari i një prej tre grupimeve të Partisë Demokratike i kërkoi sot SPAK-ut që të hetojë. Ai ngre dyshime se përfitues të kullës, janë edhe anëtarë të Rithemelimit, duke thënë se kasta 33-vjeçare e politikës është bashkë. Ai thotë se “Mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga ‘omertà’ e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë”.

Vetë Berisha bëri një deklarim të ngjashëm, me atë të djalit të tij, por që mbetet në nivel personal dhe jo një reagim apo veprim zyrtar të grupimit politik që ai përfaqëson. Ja çfarë shkruan Berisha: Partia Demokratike del sot me deklaratën e saj ku paraqet çështje të thella ligjore me atë vendim. Pra, nuk mund t’i diktohet agjenda PD.

“Mali i Tiranës” ka ndarë në tresh qëndrimet. Një palë që ishte pro ndërtimit që në momentin që qeveria e miratoi projektin. Një palë që janë përfshirë në debat dhe thonë se pas projektit ka lidhje të fshehta të njerëzve të Foltores, të cilat sipas tyre, janë blerë nga qeveria dhe prandaj po heshtin dhe grupimi i tretë janë ata që supozohen se janë blerë dhe që deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap serioz për të distancuar veten e tyre, por më së shumti për të përgënjeshtruar me fakte miratimin në heshtje që po i bëjnë kullës.

Pasuesit e tyre ne fakt mbrojnë ndërtimin e kullës, duke thënë se toka është private dhe pronarët e saj kanë të drejtë ta zhvillojnë, dhe jo t’ju merret për të bërë një lulishte ku nuk qëndron askush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA