Influencuesi i rrjeteve sociale në Nju Jork, Emmanuel Lustin, 28 vjeç, dyshohet se është martuar me dhjetë gra, ndërsa ceremonia u zhvillua në plazh.

Ai e ka postuar videon në TikTok, duke mbledhur qindra mijëra shikime. Në video ai shfaqet i rrethuar me nuset e tij, të gjitha të veshura më të bardha dhe duke mbajtur në duar buqeta me lule.

28-vjecacri thotë: “Sot u martova me dhjetë gratë e mia “. Ai pohon se marrëdhënia e tyre bazohet në dashuri dhe energji pozitive, duke theksuar diversitetin e gjuhëve, personaliteteve dhe paraqitjeve në grup.

Dasma në plazh u zhvillua në një vend të pazbuluar dhe nuk njihet ligjërisht në Nju Jork, ku ata banojnë. Lustin, i cili punon si masazhues, poston përmbajtje si një masazhues sensual në platforma si OnlyFans, TikTok, Tëitter dhe Instagram. Ai shfaqet duke kënaqur sensualisht klientet e tuj.

Në një intervistë në podcast, Lustin shpjegoi se fokusi i tij është të ofrojë kënaqësi për gratë, duke synuar t’u tregojë atyre trajtimin që meritojnë. Që kur videoja e dasmës u postua më 31 korrik, Lustin ka shpërndarë përmbajtje shtesë duke shfaqur gratë e tij duke marrë masazhe dhe duke shkuar në takime.

Videoja virale ka marrë admirim dhe argëtim nga shikuesit, me disa shaka për numrin e masazheve që duhet të ketë bërë Lustin për t’u martuar me dhjetë gra. Të tjerë shprehin kuriozitet dhe admirim për situatën e tij unike, ndërsa disa me shaka kërkojnë të jenë pjesë e grupit të bashkëshorteve të tij.

Video padyshim ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale dhe ka ndezur diskutime rreth marrëdhënieve, poligamisë dhe stileve të jetesës jokonvencionale në epokën dixhitale.

Top Channel