Tirana përballet mbrëmjen e sotme me Beshiktashin dhe për të qenë të ndërgjegjshëm dhe realist, më tepër një ndeshje prestigji se sa objektivi real kualifikimi ku duket deri diku e pamundur.
Mjafton të kujtojmë që vlera e skuadrës së Beshiktashit është rreth 100 mln euro, saktësisht 106.1 mln, ndërkohë që vlera e Tiranës po sipas transfermarkt, është 5.5 mln euro, një diferencë prej 20 herësh më e vogël se gjiganti turk.
Pavarësisht kësaj, Tirana bëri një paraqitje dinjitoze në Stamboll edhe pse një humbi me shifrat 3-1, me pak kujdes kjo humbje mund të ishte me diferencë më të vogël, por gabimet e momenteve të caktuara sollën këtë rezultat edhe pse siç përmend shpesh trajneri Orges Shehi kjo lojë, futbolli është lojë gabimesh.
Gazetari i Top Channel, Endi Tufa ka mësuar se nisur nga gabimet dhe performanca, për herë të parë Shehi duket se ka vendosur të ndryshojë skemën e tij në përballen e mbrëmjes së sotme dhe bashkë me të edhe disa lojtarë që në Stamboll e nisëm nga minuta e parë.
Kështu, Tirana zbret në fushë sot me skemën 3-5-2, e njëjta që u luajtën 30 minutat e fundit në “Vodafone Arena” të Beshiktashit ku edhe u arrit të shënohej një gol nga bardheblutë. Në portë mbetet Selmani, ndërsa reparti i mbrojtjes është me tre, Najdovski, Lulaj dhe Hoxhallari, nga kahu i djathtë të mesfushë është Haxhiu dhe i majti Përgjoni, ndërkohë që në mesfushë në qender luajnë Lushkja, Deliu dhe Jonuzi, ndërsa në sulm Kaina dhe Hasani.
Me fjalë të tjera, do të mungojnë disa nga lojtarët e minutës së parë, si Hila, Abazaj, Doka dhe Latifi.
Ndryshime për të provuar maksimumin edhe pse përballë një Beshiktashi të madh dhe një humbjeje 3-1 në takimin e parë vështirë të mendosh për më tej, megjithatë kurrë nuk thuhet kurrë për asgjë kështu dhe Tirana sot në orën 20:00 në “Air Albania” do të provojë. Të gjithë të pamundurit për të qenë në stadium mbrëmjen e sotme do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel