‘Maran është ndryshe nga Sylvinho’/ Rey Manaj entuziast pas suksesit me Bjellorusinë: shpresoj të kemi fatin të shënojmë më shumë

27/09/2026 00:13

Kombëtarja mori një fitore me peshë ndaj Bjellorusisë duke e nisur në mënyrë perfekte këtë sezon të Nations League. Kuqezinjtë ishin dominues në lojë në këtë përballje dhe një prej protagonistëve të këtij suksesi ishte edhe Rey Manaj që ndonëse nuk shënoi ishte aktiv në fushën e lojës.

Pas përfundimit të ndeshjet, Manaj foli për Digitalb dhe nuk e fshehu entuziazmin e tij teksa bëri analizën e ndeshjes.

‘Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, në pjesë të dytë kishim shumë mundësi. Duhet të përshtatemi me skemat e Maran, është shumë ndryshe nga Silvinjo. Ishalla fitojmë këto 3 ndeshjet në vazhdimësi dhe të dalim të parët në grup’-tha Manaj

Më pas sulmuesi foli për penalltitë dhe hierarkinë në skuadër në këtë pikë.

‘Asllani është i pari në listë, unë jam i dyti. I thashë do e marr unë topin dhe rri i qetë, mendoje si do e gjuash dhe i kalova topin. Ishalla të vazhdojmë të shënojmë, sa më shumë lojtarët të jenë në formë, krijohet më shumë konkurrencë. Të kemi fatin dhe të shënojmë sa më shumë gola-tha sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

Top Channel