Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur në zbardhjet e paligjshme të kujtdo që ka abuzuar

01/08/2023 17:51

“Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mese i mirëpritur ne rrugën e zbardhjes se veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm te interesit publik.”-është ky reagimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Veliaj thotë se SPAK është mese i mirëpritur në rrugën e zbardhjes se veprimtarisë së paligjshme, ndërsa shton se Bashkia do të vijojë punën për një Tiranë të pastër.

“Bashkia e Tiranes ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tirane që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit te Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilet e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes” përfundon reagimi i kryebashkiakut në Twitter.

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi “sekuestro preventive” për inceneratorin e Tiranës. SPAK e kërkoi sekuestron pasi po kryen hetime për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA