Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është duke mbajtur këto ditë turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në disa vende të Evropës.

Ndërsa ka performuar para publikut gjerman, Rexha është pritur me entuziazëm të madh nga fansat në dalje të koncertit.

Ajo publikoi një video në InstaStory, ku mund të shihej se numër i madh fansash kanë pritur jashtë me dëshirën për ta takuar këngëtaren ose për të realizuar ndonjë fotografi me të.

Madje një fans shqiptar e ka surprizuar me flamurin kombëtar në duar, teksa i thotë “Shqipe, të duam zemër”.

Dhe ndërkohë 33-vjeçarja gjithashtu përgjigjet në shqip duke thënë “Të dua shqipe”.

Gjatë koncertit ajo përjetoi edhe një moment shumë emocionues, ku ka shpërthyer në lot dhe konfirmoi se është ndarë nga i dashuri i saj, Keyan Safyari.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel