Udhëheqësi republikan i Senatit ‘ngrin’ gjatë konferencës, ndihmësit e largojnë

27/07/2023 16:30
WASHINGTON, DC - JUNE 13: U.S. Senate Minority Leader Mitch McConnell (R-KY) speak to reporters following the weekly Senate policy luncheons at the U.S. Capitol on June 13, 2023 in Washington, DC. The Republicans spoke on the war in Ukraine, China and the economy. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, ndaloi së foluri gjatë një konference javore për shtyp për arsye që ende nuk dihen.

Sipas mediave të huaja, republikani McConnell  nisi të shpjegonte një projekt-ligj vjetor të politikës së mbrojtjes kur ai papritmas ndaloi së foluri dhe heshti për disa sekonda.

Kolegët e tij republikanë e pyetën nëse ai ishte mirë dhe një zyrtar i lartë i McConnell, senatori John Barrasso dhe një mjek e shoqëroi McConnell  larg kamerave dhe gazetarëve.

Disa minuta më vonë, 81-vjeçari u kthye vetë në konferencën për shtyp.

I pyetur për shëndetin e tij, ai tha se ishte mirë.

“Ai u kthye për të trajtuar pyetjet dhe përgjigjet, të cilat siç vunë re të gjithë ishin të mprehta”, tha ndihmësi i tij.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe një zëdhënës i senatorit konfirmuan se presidenti Joe Biden dhe McConnell folën me telefon të mërkurën.

Top Channel