Megaoperacioni i ditës së sotme që u zhvillua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, ka “futur në rrjetë” emra të bujshëm të fushës së krimit.

Në foton e mësipërme duket një prej të arrestuarve, të cilit i vihen prangat nga efektivi i policisë.

Megaoperacioni u shtri në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin, ku janë kryer disa arrestime.

Në prangat e Policisë së Shtetit Oltian Bistri, me detyrë ish drejtor i policisë operacionale. Është arrestuar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Në pranga ka rënë edhe Edmond Preka, si dhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022

Ndërsa është shpallur në kërkim një nga emrat më të rëndësishëm të fushës së krimit Ervis Martinaj, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në Shkodër në 2022.

Top Channel