Filmi “Barbie” i Greta Gerwig po merr vlerësime të mira – shumë prej të cilave për performancën gazmore e Rayan Gosling si ndihmësi i famshëm mashkull Ken. Po a mund të fitojë ai çmimin Oskar?
“Ajo është gjithçka. Ai është vetëm Keni”- kështu e përshkruan me nota humoristike Greta Gerwig kukullën e famshme të kompanisë Mattel, Barbie, dhe ndihmësin e saj të çuditshëm, Keni. Slogani i publikuar në prill u përpoq të luante me faktin se që kur Keni u shfaq në vitin 1961, ai është parë si një ndihmës paksa i pakuptimtë.
Megjithatë, ndërsa Barbie është “mbytur” nga komentet negative këtë javë, ironikisht diçka tjetër ka rënë në sy nga Keni: lojtari me rol suportues të përjetshëm është në të vërtetë ylli. Askush nuk ka marrë “lëvdata” më të mëdha për filmin sesa Ryan Gosling në rolin e “Kenit stereotipik” me flokë bjonde, mes arsealit të “pafund” të Kenëve brenda Barbie Land.
Falë transformimit të tij të plotë me flokë bjonde platin, nxirje trupi, këmbë të depiluara për skenat e patinimit me patina neoni, numrave të trazuara të këngëve dhe vallëzimeve, si dhe luajtjes pa asnjë të metë të skenave komike, Gosling ka rënë shumë në dukje, duke fituar ndoshta vëmendjen më të madhe gjatë gjithë karrierës së tij kinematografike.
“Të gjithë janë të përsosur në rol. Por Gosling është ‘prekja’ e fundit në film“- shkroi Kirsten Acuna në Insider. Ndërsa Beth Webb për Empire Magazine deklaroi se: “Çdo përkulje muskulare, çdo lëvizje e flokëve, çdo goditje e kitarës bie në mënyrë perfekte. Ka momente kur ai do t’u lërë pa frymë.”
Aktori sigurisht që është adaptuar plotësisht me filmin, jo vetëm në ekran por edhe jashtë tij. “Është roli që kam lindur për të luajtur. Unë e kam pasur gjithmon këtë, quaje Ken-ergji nëse do. Dhe kjo Ken-ergji është e gjallë tek unë tani”- tha Gosling për MTV News.
Një kthesë për Ken
Performanca e Gosling, natyrisht, është po aq e mirë sa edhe skenari. Aty ku Keni është marrë gjithmonë si partneri i thjeshtë dhe i nënshtruar i Barbie, Gerwig dhe bashkë-skenaristi i saj Noah Baumbach ofrojnë një kthesë frymëzuese: historia dërgon “Barbin stereotipike” të Margot Robbie dhe Kenin e Gosling në ‘Botën e vërtetë’.
Dhe ndërsa Barbie fillon të dështojë duke kaluar një krizë ekzistencializmi, ne e kuptojmë se Keni vuan gjithashtu nga pasiguritë dhe ankthet e tij. Ai bëhet mashtrues, zbulon patriarkalinë dhe vendos ta lançojë atë në Barbie Land.
Nga i dashuri i thjeshtë dhe ngjitës i dikurshëm, ai kalon në modalitetin gjysmë- zuzar, duke i ngritur në revoltë shokët e tij Kens. Ai e riemëron tokën si mbretërinë e tij dhe merr përsipër Shtëpinë e ëndrrave të Barbie, duke e kthyer atë në një “Shtëpi Mojo Dojo Casa”.
Të gjithë Barbi-të e tjerë, përfshi edhe protagonisten Robbie, zbresin për t’u shërbyer Kenëve, duke shpërndarë “birra brewski” që s’kanë fund dhe Ken fillon të parakalojë i veshur me një pallto gjigante me viza dhe një shirit koke – drejtoresha e kostumeve Jacqueline Durran padyshim që pati kontributin e saj të vyer në këtë pikë.
Nga aktorët që kanë fituar për role komike, pak kanë dhënë interpretime aq absurde, të ekzagjeruara dhe pa kuptim si Gosling. Rutina e vallëzimit në formë Bob Fosse me të gjithë Kenët e tjerë – beteja mes Ken vs Ken – është njëkohësisht një mrekulli teknike dhe, në mënyrën se si ai e realizon atë në mënyrë kaq bindëse, një kujtesë shumë zbavitëse se sa Gosling është i gatshëm të bëjë për të qenë Keni. Ai mishëron pikërisht të gjithë Ken-ergjinë e nevojshme për rolin.
Aftësia tjetër e Gosling është se edhe në aktet më mashtruese të Kenit, është e vështirë ta urresh vërtetë atë. Ai është në fund të fundit një personazh i gabuar, pak patetik dhe i mëshirshëm, teksa ua hedh të gjithëve në përpjekje për të kuptuar se kush është pas shumë vitesh nën hijen e Barbit, përpara se të pranojë cenueshmërinë e tij. Gerwig i tha “LA Times” se ajo ‘u pushtua’ nga zemra e hapur e Gosling në portretizimin e udhëtimit të Ken: “Ai po shpaloste atë energjinë e tij prej maço në xhirime në mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe ekipi e donin shumë për këtë. Unë mendoj se ata ndjeheshin të çliruar.”
Ajo që e bën performancën e Gosling të ndihet kaq gjallëruese është se ai është një aktor kaq i lidhur me filma të një natyre të errët ose më të zymtë; personazhe të shqetësuar, të trazuar si në “Drive” dhe “A Place Beyond the Pines”, ose burra që luftojnë me varësinë në skajet e shoqërisë si në “Blue Valentine” dhe “Half Nelson”, saqë mund t’a tejkaloj me mjeshtëri si zbavitje të lehtë këtë rol, siç e tregoi edhe në rom-comsin “Crazy Stupid Love and the all-singing” apo kur çoi për të kërcyer të gjithë jnë La La Land. Ose edhe për rolin në komedinë-triller të nënvlerësuar “The Nice Guys”. Por, ai kurrë nuk ka qenë kaq argëtues.
A mund të marrë komedia një Oscar?
Duke pasur parasysh se roli i Gosling si Ken në “Barbie” është aq afër përsosmërisë, disa njerëz tashmë po sugjerojnë se ai mund ta çojë atë në lavdinë e Akademisë. Jamie Jirak nga ComicBook.com ishte i pari që sugjeroi në Twitter javën e kaluar: “Jepni Ryan Gosling një nominim për Oscar, e kam tmerrësisht seriozisht!”– mesazh të cilit i bëri jehonë këtë javë Lucy Ford duke pohuar se “Ai duhet sinqerisht të nominohet për një Oscar”.
A mund të shkojë Gosling përpara dhe të fitojë një Oscar? Historia tregon se aktorët në filmat komedi rrallë kanë sukses në çmimet Oscar kur përballen me filmat dramatik apo ata biografikë të krijuar emocionalisht, si Marisa Tomei në “My Cousin Vinny” dhe Jack Nicholson në “As Good As It Gets”. Edhe nga aktorët që kanë fituar për role komike, të paktë janë ata që kanë dhënë interpretime aq absurde, të ekzagjeruara dhe pa kuptim si Gosling. Përsëri, duke pasur parasysh mënyrën se si “Barbenheimer” ka mbërthyer botën – beteja e grumbullimit të sa më shumë të ardhurave në box office mes Barbie dhe epikës së bombës bërthamore të Christopher Nolan, Oppenheimer – mund të ndodhë që votuesit e Academy Awards të jenë të etur për ta parë këtë duel të luhet edhe një herë në podium, me një mori nominimesh për të dyja.
Mirëpo, kritikja e filmit Ellen E. Jones, krahas mendimit se Gosling e “shkatërroi” Kenin, nuk është dakord me idenë se kjo duhet të ketë shumë ndikim në Akademi. “Nuk më pëlqejnë shanset e Ryan në Oscar,” i tha ajo BBC Culture. “Së pari sepse, edhe pse jemi në këtë epokë të reformimit të shfaqes së Çmimeve, gjoja në përputhje me ndryshimet sociale në botë, në përgjithësi besoj se vetë serioziteti i lodhshëm që rrethon këto ceremoni do të jetë gjëja e fundit që do të ndodhë… dhe për kjo është arsyeja pse një performancë shkëlqyese gazmore si ajo e Gosling nuk do të shpërblehet”.
Jones gjithashtu thekson se “dhënia e çmimit një burri për atë që është një film kaq i mprehtë feminist është paksa e pamundur”. Sigurisht që me Kenin, Gosling e ka forcuar veten si një nga aktorët më të gjithanshëm të Hollivudit. Dhe me apo pa një Oscar, ai mund të jetë i sigurt se është më shumë se mjaftueshëm.
Top Channel