Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e kryebashkiakut të Himarës Fredi Bleri për zbutje të masës së sigurisë.
Gjykata vendosi që Beleri të vazhdojë të qëndrojë nën masën arrest me burg, kurse Pandeli Kokaveshi në të njëjtën masë, atë të detyrimit me paraqitje. Beleri këmbënguli edhe në shkallët e tjera të drejtësisë se duhet tu shërbejë qytetarëve që e kanë votuar në 14 maj , zgjedhje për të cilat SPAK e akuzon se u implikua në aferë korruptive duke paguar një shumë prej 400 mijë lekë për të blerë tetë vota.
Shitblerja e votës u zbulua jo vetëm me metodat speciale por edhe përmes një bashkëpunëtori që ndihmoi prokurorinë e Vlorës në këto hetime. Prokuroria deklaron se një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohen se paguan para në shkëmbim të votës.
Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambientale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.
Top Channel