Botërori 2026, Carlo Ancelotti: Brazili ka talente, do të bëjë një turne madhështor 13/05 12:08
Jordan Henderson është përshëndetur me Liverpool.
33-vjeçari është paraqitur për herë të fundit në zyrat e “The Reds”, kjo pasi ai do të transferohet në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Ettifaq dhe do të bashkohet me trajnerin Steven Gerrard.
Nga kjo lëvizje, Liverpool do të përfitojë 15 milionë euro, ndërsa zyrtarizimi pritet gjatë fundjavës.
Henderson u bashkua me Liverpool në verën e vitit 2011 dhe largohet kështu pas 12 vitesh, me 492 ndeshje, 33 gola dhe 61 asist.
Top Channel