Ballkani “trondit” Larnen, Gripshi e çon rezultatin në 3-0

25/07/2023 22:29

Pas eliminimit nga Champions League, Ballkani nis këtë të martë rrugëtimin në Conference League.

Ekipi i Ilir Dajës  ndeshet me kampionët e Irlandës së Veriut, Larne, sfidë që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke nisur nga ora 20:45 dhe që transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

Ballkani-Larne (3-0)

Conference League

67’-Goool! Pas një super asisti nga Rrahmani, Gripshi e dërgon topin në rrjetë dhe realizon golin e tretë për Ballkanin.

54’-Gripshi gjen rrugën drejt rrjetës, për ai gol anulohet për pozicin jashtë loje.

32’-Goool! Pas një aksioni model nga skuadra e Ballkanit, Kryeziu e finalizon me një super gol dhe dyfishon avantazhin.

26’-Goool! Rrahmani merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kalon Ballkanin në avantazh.

25′-Ndërhyrje e gabuar ndaj Gripshit, Ballkani fiton penallti.

21-Gripshi realizon një goditje të fortë, por ndalet nga Ferguson, vetëm pak sekonda më pas Rrahmani e dërgon topin pranë portës së Larnes, por Kryeziu nuk ia del të shënojë.

05’-Ballkani shumë pranë golit. Thaqi shfrytëzon një goditje dënimi dhe ia kalon topin Gripshit, por ky i fundit nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Nis sfida e parë, e raundit të dytë të Conference League mes Ballkanit dhe kampionëve të Irlandës së Veriut, Larne.

Top Channel