Greqia po përballet prej ditësh me zjarre të mëdha në disa zona, ndërsa mijëra persona, mes tyre dhe turistë po evakuohen.

Nga ana tjetër dhjetëra shtete të globit po përballen me valën e të nxehtit vdekjeprurës me temperatura mbi 40 gradë C.

Qytetarët izraelitë janë përleshur me forcat e sigurisë gjatë një demonstrate kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Pjesë e fotove të realizuara nga Reuters është edhe një burrë që hidhet nga Ura e Fshajtë gjatë garës së kërcimeve në Gjakovë.

Veç fatkeqësive natyrore, bota është përfshirë nga “efekti rozë” i krijuar nga filmi “Barbie”, i cili po transmetohet në të gjithë botën.

FOTO GALERI
7/22
Një punonjës i Kryqit të Kuq mban një fëmijë ndërsa nëna e tij, një grua sudaneze e cila iku nga konflikti në Geneina në rajonin Darfur të Sudanit, ngjitet në kamion.

Top Channel