Tjetër vatër zjarri në Greqi/ Përfshihet nga flakët zona e Egjios, rrezikohen dy fshatra

23/07/2023 17:28

Një tjetër zjarr masiv ka rënë në Greqi.

Sipas forcave zjarrfikëse, flakët kanë përfshirë zonën e Egjios 170 km në veri-perëndim të Athinës.

Zona është pyll i dendur dhe aktualisht flakët po u drejtohen dy fshatrave që janë pranë.

Policia njoftoi se mbylli aksin e autostradës së vjetër që lidh Partën me Athinën, ndërsa po bëhet e pa mundura që të mos bllokohet edhe autostrada e re që lidh Athinën me Patrën.

Hekurudhat greke njoftuan se janë pezulluar edhe udhëtimet me tren në këtë aks ndërsa udhëtarëve u është kërkuar të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme.

Në këtë moment flakët e zjarreve vazhdojnë ende të djegin në ishullin e Rodosit ndërsa një tjetër zjarr raportohet në ishullin e Karistos në Egjeun verior.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA