Tensione në koalicionin qeveritar të Merz/ Bashkëkryetarja e SPD-së dorëhiqet nga posti i ministres së Çështjeve Sociale, dyshohet se shkak u bënë sulmet politike të CDU-së ndaj saj
Një tjetër zjarr masiv ka rënë në Greqi.
Sipas forcave zjarrfikëse, flakët kanë përfshirë zonën e Egjios 170 km në veri-perëndim të Athinës.
Zona është pyll i dendur dhe aktualisht flakët po u drejtohen dy fshatrave që janë pranë.
Policia njoftoi se mbylli aksin e autostradës së vjetër që lidh Partën me Athinën, ndërsa po bëhet e pa mundura që të mos bllokohet edhe autostrada e re që lidh Athinën me Patrën.
Hekurudhat greke njoftuan se janë pezulluar edhe udhëtimet me tren në këtë aks ndërsa udhëtarëve u është kërkuar të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme.
Në këtë moment flakët e zjarreve vazhdojnë ende të djegin në ishullin e Rodosit ndërsa një tjetër zjarr raportohet në ishullin e Karistos në Egjeun verior.
Top Channel