Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lezhë ku është vrarë një 42-vjeçar.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person, i identifikuar si Nikolin Marku Lekstaka.

Viktima është 42 vjeç, baba i tre fëmijëve. Ai është vrarë nga persona ende të paidentifikuar teksa po dilte nga një market në Balldre me një pije freskuese në dorë. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja, ndërsa mësohet se automjeti ishte i errët me xhama të zinj.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje që tronditi Lezhën më 19 prill, saktësisht tre muaj më parë.

Policia dyshon se pista kryesore e vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj në Lezhë është gjakmarrja. Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, drejtori i policisë vendore Alfred Elezi nuk dha detaje të tjera.

E morëm njoftimin rreth orës 18:30. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rastit. Akoma jemi në fazat e para të hetimit të rastit. Nuk kemi akoma dyshimeve por dyshojmë për gjakmarrje. Në përfundim do të njoftojmë sërish.”-tha Elezi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA