Momenti i vrasjes së Ardian Nikulaj

Vrasja e ndodhur sot në Lezhë dyshohet për hakmarrje nga fisi Nikulajt, pasi më 19 prill të këtij viti u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.

Nuk dihet nëse është rastësi, por Ardian Nikulaj i cili u ekzekutua në biznesin e tij në Shëngjin, u vra egzaktësisht tre muaj më parë, 19 prill.

Biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua brenda lokalit të tij nga portugezi Ruben Saraiva, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit.

Edhe policia dyshon se pista kryesore e vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj në Lezhë është gjakmarrja. Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, drejtori i policisë vendore Alfred Elezi tha:

“E morëm njoftimin rreth orës 18:30. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rastit. Akoma jemi në fazat e para të hetimit të rastit. Nuk kemi akoma dyshimeve por dyshojmë për gjakmarrje. Në përfundim do të njoftojmë sërish.

 Viktima është 42  vjeç, baba i një vajze. Ai është vrarë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldre. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja.

Top Channel