Këto janë pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë Nikolin Marku Lekstaka, 42 vjeç.

Ai u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldre të Lezhës.

Trupi i viktimës ndodhet ende në vendngjarja ndërsa aty kanë mbërritur forca të shumta policie.

Rreth zonës janë ngritur pika kontrolli për të krehur zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërsa në momentin e ngjarjes banorët përreth kanë dëgjuar xhirime të forta të gomave të një automjeti.

Top Channel