Tashmë është zyrtare të 10 skuadrat e kategorisë Superiore të Futbollit shqiptarë kanë rënë dakord me ndryshimin e skemës së futbollit shqiptarë duke filluar nga ky edicion.
Ashtu siç ishte diskutuar në mbledhjen e shkuar presidentët e klubeve kanë rënë dakord që skemës aktuale me 4 faza t’i shtohet edhe “Final Four”, që do të thotë se 4 skuadrat e para, do të zhvillojnë edhe tre ndeshje të tjera ku vendi i parë do të luaj me vendin e katërt dhe i vendi i dytë me vendin e tretë për të zhvilluar edhe një finale të madhe.
Nga këto 3 ndeshje shtesë, do të shpallet skuadra kampione e vendit dhe ajo që do të luaj në Champions League vitin e ardhshëm, ndërkohë që skuadrat e tjera do të luajnë për vendet në Conference League.
Gjithsesi, skuadra që do të grumbullojë më tepër pike në 4 fazat e kampionatit do të ketë një bonus financiar prej 100 milion lekësh.
Sa i përket përfitimeve 4 skuadrat e Final Four do të përfitojnë financiarisht edhe nga shitja e biletave të këtyre tre ndeshjeve, e drejta televizive ekstra dhe një marketing ekstra që do t’i bëhet këtyre ndeshjeve, përfitimet e së cilave do të ndahen me skemën 60% mes skuadrave të Final Four dhe 40% 6 skuadrat e tjera jashtë kësaj faze finale.
Top Channel