Nis bisedimet me Bayern, Inter i interesuar jo vetëm për Sommer

17/07/2023 16:12

Inter dhe Bayern Munich kanë nisur negociatat për transferimin portierit Yann Sommer drejt Milanos.

Megjithatë mediet italiane bëjnë me dije se Sommer nuk ka qenë i vetmi emër që është diskutuar nga palët në fjalë.

Inter është i interesuar edhe për mesfushorin holandez, Ryan Gravenberch, me këtë të fundit që pati shumë pak hapësira te bavarezët sezonin e fundit dhe klubit mund ta lërë të largohet në formë huazimi.

“Zikaltërit” nga ana e tyre janë në kërkim të një mesfushori për të kompletuar repartin dhe Gravenberch duket se ka profilin e duhur./ SuperSport

Top Channel