El Shaarawy gëzon tifozët e Romës, rinovon me “verdhekuqtë” deri në 2025-ën

17/07/2023 14:18

Stephan El Shaarawy ka rinovuar kontratën me Romën deri në vitin 2025.

Lajmin e ka bërë me dije vetë sulmuesi “verdhekuq” me një video-mesazh në kanalet zyrtare të klubit, ku i falenderon të gjithë për dashurinë që i kanë dhënë.

“Përshëndetje të gjithëve, kam një njoftim për të bërë. Më duhet t’ju them se kam rinovuar me Romën deri në vitin 2025. Jam shumë i lumtur dhe krenar, doja t’ju falënderoja të gjithëve për dashurinë. Shihemi në fushë. Hajde Roma”-thotë El Shaarawy, raporton Supersport.

Top Channel