Ndryshon skenari i telenovelës “Lukaku”, sulmuesi njofton Pochettinon se do jetë në stëvitje të hënën

16/07/2023 11:19

Pas lajmit të bujshëm të pranimit nga ana e sulmuesit Romelo Lukaku për t’u transferuar te Juventus, duke bërë që te Interi të ndjeheshin të tradhtuar, një tjetër zhvillim “tronditës” ka ndodhur në “telenovelën” e belgut.

Sipas raportimeve të medieve britanike mësohet se 30-vjeçari ka komunikuar me trajnerin e Chelsea-t, Mauricio Pochettinon dhe e ka informuar këtë të fundit se do të jetë në stërvitje me “blutë” e Londrës të hënën (nesër).

Në situatën kur Inter u tërhoq nga gara për sulmuesin tashmë dhe Juventus që duket se nuk mund ta mbyllë transferimin pa shitur Dusan Vlahovic, duket se Lukaku do të vijojë qëndrimin te Chelsea.

Prandaj dhe sulmuesi ka folur me Pochettinon që të vazhdojë stërvitjen me skuadrën./ SuperSport

Top Channel