Një 20-vjeçar është kapur dhe vënë në pranga pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës në Himarë.

Banues në Lushnjë, S. C., gjatë kontrollit fizik ndaj tij në Potam të Himarës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu iu sekuestrua një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave dhe një përforcues grushti, dy aparate celulare që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 10”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 20-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel